Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK shtyn afatet deri në mars 2026

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Për të gjashtën herë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zyrtarin e lartë Arben Ahmetaj, i cili po hetohet në kuadër të dosjes së inceneratorëve, për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veprimet komplekse të prokurorisë kanë bërë të nevojshme shtyrjen e hetimeve deri më 22 mars 2026.

Përmes mbrojtësve ligjorë, Ahmetaj ka pranuar me qetësi dhe indiferencë shtyrjet e herë pas hershme të afateve, duke theksuar se interesi i tij kryesor mbetet zbardhja e së vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë gjithë kohën e nevojshme për hetimin.

Sipas dispozitave ligjore, kjo është hera e fundit që SPAK mund të shtyjë hetimet; më pas, do të vendoset nëse çështja do të dërgohet për gjykim.

Në të njëjtën çështje po hetohen edhe bashkëjetuesja e Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha, për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” dhe “pastrim parash”.

Arben Ahmetaj ishte shpallur në kërkim më 10 korrik 2023 nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

Kjo shtyrje e gjashtë e afateve të hetimit e bën çështjen një nga më të ndjekurat dhe të ndjeshmet në skenën politike dhe juridike shqiptare.

The post Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK shtyn afatet deri në mars 2026 appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: