“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Dorëzoni Belindën”, “Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që protestuesit e partisë Mundësia mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku.

“Burg, burg. Duam drejtësi”, dëgjohet teksa brohoret turma e protestuesve.

Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

protesta7

Agron Shehaj së bashku me Erald Kaprin nuk janë lejuar që të futen në mbledhjen e Këshillit për Imunitetin. Sipas Shehajt, ky është një pazar që bëjnë dy forcat politike, ndërsa situatën e krijuar e konsideroi si çmenduri.

“Kjo është çmenduria, ne do vazhdojmë do luftojmë. Këta e kanë paralajmëruar, Edi Rama do të marrë në mbrojtje Belinda Ballukun”, tha Shehaj.

Shehaj pati edhe një përballje me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi: “Pse më shtyni? Sepse preka kryetarin. Me dhunë. Vazhdon avazi PS-PD, vazhdon pazari PS-PD”.

The post “Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: