Conference League: Shkëndija dhe Drita vazhdojnë rrugëtimin europian

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shkëndija e Tetovës shkruan histori në Conference League

Shkëndija e Tetovës ka siguruar një kualifikim historik në Conference League. Pavarësisht humbjes minimale 1-0 ndaj AEK Larnaca në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Kuqezinjtë arritën të renditen në vendin e 23-të, duke prerë biletën për raundin “play off”. Në muajin janar do të mësojnë edhe kundërshtarin e radhës.

Ndeshja u vendos nga goli i polakut Angielski në minutën e 83-të. Shkëndija luajti për më shumë se një pjesë loje me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Liridon Latifit në minutën e 53-të.

Humbje ndaj Rayo Vallecano, por Drita është në play off

Drita e Kosovës ka mbyllur fazën e kampionatit në Conference League me një humbje 3-0 ndaj Rayo Vallecanos. Pavarësisht këtij rezultati, skuadra kosovare ka siguruar kualifikimin në raundin “play off”, duke vazhduar rrugëtimin europian.

Përballë një kundërshtari cilësor si Rayo Vallecano, Drita u përpoq të rezistonte. Por golat e Lejeune në minutën e 34-t, Gumbau në të 66-tën dhe Paça në të 83-tën vendosën fatin e takimit. Drita nuk arriti të konkretizojë rastet e saj dhe e mbylli sfidën pa shënuar.

Drita e përfundoi fazën e grupeve në vendin e 21-të me 8 pikë, pozicion që i siguron pjesëmarrjen në play off të Conference League. Në këtë fazë, ekipi nga Kosova do të ketë mundësinë të luftojë për një tjetër arritje historike në arenën europiane.

The post Conference League: Shkëndija dhe Drita vazhdojnë rrugëtimin europian appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: