“Dorëzoni Belindën”/ Florjan Binaj i bashkohet protestës te Kryesia e Kuvendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.

I pranishëm në protestë ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.

Për Florjan Binajn, protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”.

Qindra qytetarë si dhe anëtarë të shoqërisë civile të cilët morën pjesë në tubim kërkuan nga Kuvendi të pranojë kërkesën e SPAK-ut që i hap më pas rrugën arrestimit të zv.kryeministres Balluku e cila është marrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe po hetohet për disa procedura të tjera tenderuese.

The post “Dorëzoni Belindën”/ Florjan Binaj i bashkohet protestës te Kryesia e Kuvendit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: