Imuniteti i Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë 3 prokurorët e Posaçëm të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Pjesë në mbledhje do të jenë prokurorët Dorina Bejko, Dritan Prençi dhe Klodian Braho, ky i fundit i zgjedhur në krye të SPAK.

Ndërkohë, zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur pak minuta më parë në Kryeministri.

Balluku është parë e shoqëruar nga truproja e saj, teksa ka dalë nga makina duke folur në telefon dhe më pas është futur brenda institucionit qeveritar.

Mbledhja e Këshillit pritet të nisë në orën 10:30.

 

The post Imuniteti i Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: