Gazment Bardhi: SPAK solli 80 prova për akuzat ndaj Belinda Ballukut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike pas mbledhjes së djeshme, ku prokurorë të SPAK, përfshirë kreun e saj, Klodian Braho, paraqitën provat mbi të cilat akuzojnë për shkelje të barazisë në tenderë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Së bashku me kolegët e tjerë të Këshillit të Mandateve dënojmë përmes këtij komunikimi publik, me forcë, aktin e paprecedentë që kryetari i Kuvendit, me urdhër politik të Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t’i dhënë SPAK-ut autorizimin për t’iu drejtuar gjykatës për arrestimin e Ballukut.

Kërkojmë me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë. Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK kanë se çdo ditë në liri e në detyrë e Ballukut rrezikon prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.

Kërkesa e Prokurorisë thekson se ajo është e argumentuar ligjërisht dhe e mbështetur në 80 prova të ndara në disa volume, me mijëra faqe“,- tha Gazment Bardhi.

The post Gazment Bardhi: SPAK solli 80 prova për akuzat ndaj Belinda Ballukut appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: