Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia Rrugore e Kukësit ka njoftuar qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë të shtojnë kujdes gjatë udhëtimit.

Sipas policisë, për shkak të prezencës së mjegullës, ku shikueshmëria është e reduktuar, të ulet shpejtësia dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të shërbimit rrugor.

Uniformat blu bëjnë me dije se, shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Njoftimi i Policisë

Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

The post Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: