Protestë para Kryeministrisë, Lapaj thirrje Ramës: Dorëhiqu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Shqipëria bëhet ka zhvilluar të dielën një protestë para Kryeministrisë ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Mes protestuesve dhe policisë janë shënuar disa herë përplasje pasi këta të fundit kanë tentuar të heqin gjeneratorin që përdoret nga kreu i kësaj partie, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh proteston para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij para protestuesve Lapaj i kërkoi kryeministrit Rama të dorëhiqet ndërsa i ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e tyre.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! Forca”, tha Lapaj.

The post Protestë para Kryeministrisë, Lapaj thirrje Ramës: Dorëhiqu appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: