Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kredia në monedhën vendase lek dominon tregun, duke arritur në nivelin 60%, ndërsa ajo në euro zë 40% të totalit.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, i cili gjatë emisionit “Sheshi i Dollari” u shpreh se rritja e kredive në lekë është tregues i një ndryshimi të rëndësishëm në strukturën e financimit në ekonomi.

Sipas Themelit, një nga faktorët që ka ndikuar është edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë kredi në monedhën me të cilën marrin pagat.

“Leku është forcuar edhe gjatë vitit 2025. Arsyeja kryesore ka qenë përmirësimi i bilanceve të jashtme të ekonomisë shqiptare. Shqipëria ka pasur një bilanc pozitiv të pagesave.

Po ashtu, qytetarët po kërkojnë kredi në monedhën ku kanë të ardhurat e tyre, duke treguar një ndërgjegjësim të shtuar.

Rënia e euros do të ishte më e shpejtë pa këtë faktor.

Rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka ndikuar në zbutjen e situatës. BSH ka ndjekur një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ndërhyrjet në tregun valutor duhej konceptuar si ndërhyrje jo të zakonshme”, tha ai.

The post Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: