Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pritjes i erdhi fundi, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja ka gjetur golin te ekipi i Burnley.

Në ndeshjen e javës së 17-të kundër Bournemout në Premier League, shqiptari i futur si zëvendësues gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90, pas krosimit në zonë nga Edwards.

Brojës i janë dashur 10 ndeshje pritje në Premier League për t’u zhbllokuar te Burnley. Madje, ky gol i barazimit e shpëton përkohësisht nga shkarkimi trajneri Scott Parker.

Interesante është se finalizimi i 24-vjeçarit erdhi pikërisht ndaj portierit të përfaqësueses serbe Djordje Petrovic.

The post Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: