Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me shifrat 1-0 Njukasëllin në “Old Traford”.

Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim, ka zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë falë një goli spektakolar të Patrik Dorgu, i cili shënoi me një gjuajtje fluturimthi pas zhvillimit të një goditje këndi kur regjistrohej minuta e 24-t e duelit.

SHIH VIDEON

Një gol me vlerë tre pikësh që janë shumë të rëndësishme për Mançester Junajtid, pasi e ngjitën në kuotën e 29 të tillave, përkrah Çelsit të vendit të katërt, që të siguron praninë në Ligën e Kampioneve dhe që është objektivi i vërtetë i kësaj skuadre.

Ndërsa Njukasëll gjendet shumë larg kësaj zone, në kuotën e 23 pikëve, në një sezon që duket se nuk po sjell rezultatet e shpresuara nga klubi.

gijotina.com/

The post Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: