2 orë pas mbarimit të votime në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, Albin Kurti shpërndan video-mesazhin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Më pak se dy orë e gjysmë para mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kurti theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke nënvizuar se sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja, aq më i madh do të jetë legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

“Sot është dita kur secili prej nesh mund të jetë përcaktues për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Kurti, duke ftuar qytetarët që jo vetëm të votojnë vetë, por edhe të inkurajojnë miqtë dhe familjarët e tyre për të ushtruar të drejtën e votës.

Ai e mbylli mesazhin me thirrjen e drejtpërdrejtë:

“Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për momentin e fundit”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po zhvillohen në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa institucionet zgjedhore kanë bërë thirrje për një proces të qetë dhe demokratik deri në përmbylljen e votimit.

The post 2 orë pas mbarimit të votime në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, Albin Kurti shpërndan video-mesazhin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: