Tensione në një qendër votimi në Gjilan, ndërhyn policia

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Disa qytetarë janë përleshur fizikisht në një qendër votimi në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir kanë shkuar për të votuar.

Mësohet se komisionerët nuk kanë lejuar që djali të ndihmojë babanë e tij për të votuar pa pasur raport mjekësor.

Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit tha se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit. Lidhur me ngjarjen ka ndërhyrë edhe policia.

The post Tensione në një qendër votimi në Gjilan, ndërhyn policia appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: