Voton Fatmir Limaj: Ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar këtë të dielë lidhur më zgjedhjet që po zhvillohën në Kosovë. Limaj hodhi votnë e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas votimit, Limaj foli para mediae teksa theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të vendosin së kush do t’i përfaqësojë në Kuvend.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe për shtetin tonë. Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më funksional. Shpresoj që çdo qytetar i Kosovës të vendosë për forcën e shtetit dhe funksionimin e tij. Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj.

The post Voton Fatmir Limaj: Ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: