Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë te dielë ka votuar ne kuadër të zgjedhjeve të parakoshmë që po mbahen në Kosovë. Krasniqi ka marrë pjesë në procesin e votimit së bashku me bashkëshortën e tij teksa thekson se ushtroi të drejtën e tij qytetare.
Sipas tij çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovës. Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.
“Bashkë me Melizën, ushtruam të drejtën tonë qytetare dhe të domosdoshme. Sot, çdo votë është një hap drejt stabilitetit, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.
Dilni dhe votoni. Me përgjegjësi, shpresë dhe besim”, shkruan Krasniqi në “Facebook”.
The post Memli Krasniqi: Çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën appeared first on Euronews Albania.
