Janë numëruar 99,26 për qind e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa procesi po shkon drejt përmbylljes. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë mbetur pa u numëruar edhe 19 kuti votimi.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson rezultatin me 49,30 për qind të votave, duke siguruar deri tani 429 mijë e 979 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,01 për qind.
E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 13,59 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare pas përmbylljes së numërimit të të gjitha kutive dhe verifikimit të të dhënave.
The post Përditësimi i fundit i KQZ, ja rezultatet e fundit nga zgjedhjet në Kosovë appeared first on Euronews Albania.
