Ousmane Dembele ka rrëmbyer një tjetër trofe si futbollisti më i mirë i vitit këtë herë në ceremoninë e organizuar nga Globe Soccer Awards, e mbajtur në Dubai.
Fituesit e Champions league, por dhe të trofeve të tjerë të rëndësishëm, PSG morën disa vlerësime në këtë mbrëmje duke nisur nga Dembele si futbollisti më i mirë, për të kaluar te Vitinja si mesfushori i vitit apo trajneri Luis Enrike.
Madje edhe presidenca e klubit parizien mori një vlerësim për punën e bërë në 2025. Sulmuesi më i mirë u zgjodh Lamin Jamal, teksa cmimi kryesor ai i Globe Sport Awards shkoi për tenistin Novak Xhokoviç.
The post PSG shkëlqen sërish, trofe për trajnerin dhe yjet e ekipit francez appeared first on Euronews Albania.
