Tirana mbyll bashkëpunimin me 9 lojtarë, skuadra në krizë në Superiore

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tirana ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin e 9 lojtarëve nga skuadra për sezonin 2026. Mes tyre janë: Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez.

“KF Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre. Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, thuhet në njoftimin e klubit.

Skuadra kryeqytetase po kalon një moment të vështirë në kampionat, duke grumbulluar vetëm 10 pikë pas 18 javësh dhe zëvendësuar vendin e fundit në renditje, duke u përballur me rrezikun serioz të rënies nga Kategoria Superiore.

The post Tirana mbyll bashkëpunimin me 9 lojtarë, skuadra në krizë në Superiore appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: