Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të Siçilisë, në atë që ai e quajti veprimin e fundit të vendit të tij kundër ‘flotës në hije’ që Rusia përdor për të transportuar naftë dhe gaz dhe për të anashkaluar sanksionet perëndimore.
“Ky veprim i ri kundër flotës në hije, i kryer disa ditë pas një operacioni të ngjashëm nga Britania, tregon vendosmërinë e evropianëve”, tha Macron, duke shtuar se përgjimi u zhvillua të martën.
“Ne nuk do ta lejojmë flotën në hije t’i shmanget sanksioneve dhe të financojë përpjekjet e luftës ruse”, tha Macron. Ai postoi një video që tregon marinsat duke zbritur nga helikopterët mbi anijen Deliver.
Franca ka ndaluar të paktën pesë anije cisterna që thotë se janë pjesë e flotës në hije të Rusisë, anije të vjetra në të cilat Rusia është mbështetur për të transportuar naftë dhe gaz dhe për të anashkaluar sanksionet perëndimore. Moska i ka quajtur veprime të tilla të paligjshme.
The post Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije” appeared first on Euronews Albania.
