Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.
Rregullatori i energjisë bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se e ka ulur për 3.8 për qind çmimin e ngrohjes me matje për konsumatorët e Termokosit në kryeqytet, ndërsa për 5 për qind për ata në Gjakovë.
ZRRE-ja e miratoi vendimin për këtë ulje gjatë një mbledhjeje të martën. Çmimi i deritanishëm për ngrohjen me matje ishte 76 centë për kilovat në muaj, i vendosur vitin e kaluar.
Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.
Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë. Sezoni i ngrohjes nga Termokos-i zakonisht nis më 15 tetor dhe vazhdon deri më 15 prill.
Vitin e kaluar, qytetarë të Prishtinës kishin shprehur pakënaqësi me çmimin e ngrohjes, duke e ankuar për faturat e tyre mujore.
Kjo ndodhi pas ndryshimit të mënyrës së faturimit atë vit nga ndërmarrja publike Termokos. Disa nga ankuesit dyshonin se matja e konsumit nuk ishte bërë siç duhet.
Termokos përcaktonte faturimin bazuar në sipërfaqen e hapësirave të banesave apo shtëpive, me një çmim prej 76 centësh për metër katror. Por, nga viti i kaluar, ajo filloi ta bëjë faturimin bazuar në matës të shkallës së shfrytëzimit të ngrohjes./ REL
The post Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë ul çmimin për ngrohjen appeared first on Euronews Albania.
