Cristiano Ronaldo shënoi një nga golat më të çuditshëm të karrierës së tij, praktikisht jo me këmbë apo me kokë, por me shpinë. Goli erdhi në minutën e 67-të, kur një gjuajtje nga Joao Felix u devijua nga shpinë e Ronaldos brenda zonës, duke i dhënë Al Nassr epërsinë 2-1.
Ndeshja mes Al Ettifaq dhe Al Nassr përfundoi 2-2, duke shënuar herën e parë që ekipi i Riadit nuk arriti të fitonte këtë sezon në Ligën Profesionale Saudite.
Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo shënuan golat për Al Nassr, duke intensifikuar garën për “Këpucën e Artë”, por Gio Wijnaldum dhe skuadra e Al Ettifaq barazuan rezultatin me dy gola, duke shpëtuar ndeshjen për vendasit.
Ky gol i Ronaldos e afron edhe më shumë yllin portugez drejt shifrës së 1000 golave në karrierë, pasi ai ka arritur tashmë në golin e 957-të.

The post VIDEO/ As me këmbë, as me kokë, Ronaldo shënon një nga golat më të çuditshëm të karrierës appeared first on Euronews Albania.
