2026 nis mbarë për lojtarët kuqezi, paraqitje pozitive me ekipet e tyre

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë.

Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ardian Ismajli dha një asist në fitoren 3-0 të Torinos në transfertë ndaj Veronës, duke shërbyer për golin e tretë të shënuar në fundin e takimit.

Jasir Asani e nisi vitin e ri me gol, duke gjetur rrugën e rrjetës me penallti në fitoren 2-1 të skuadrës së tij. Ky ishte goli i shtatë për anësorin kuqezi në Iran.

Me gol e nisi vitin e ri edhe Anis Mehmeti, i cili shënoi në fitoren e thellë 5-0 të Bristol Siti. Me skuadrat e tyre dhanë kontribut edhe disa legjionarë të tjerë, si Ylber Ramadani, Armando Broja dhe Rey Manaj.

The post 2026 nis mbarë për lojtarët kuqezi, paraqitje pozitive me ekipet e tyre appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: