Sherr familjar në Lushnjë: Nusja rreh vjehrrën, burri dhunon gruan

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në Lushnjë, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, nusja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës, ndërsa më pas bashkëshorti i saj ka dhunuar gruan, duke përshkallëzuar situatën.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në nisjen e konfliktit, ndërsa Policia e Lushnjës ka nisur procedim penal ndaj të dy bashkëshortëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe (bashkëshortë), pasi 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa shtetasi E. S. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes”, njofton policia.

Ngjarja po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Sherr familjar në Lushnjë: Nusja rreh vjehrrën, burri dhunon gruan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: