Barcelona rikthen në ekip mbrojtësin Cancelo, Man City synon Guehi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Merkato e transferimeve ka vijuar e qetë përgjatë ditëve të para të muajit janar, ku lëvizjet kanë qenë të pakta, por sigurisht kontaktet mes ekipeve e lojtarëve vijojnë.

Një huazim interesant mund të konsiderohet ai i Joao Cancelo nga Al Hilal te Barcelona, ku ka firmosur për të qëndruar deri në verë. Portugezi ka qenë edhe më herët pjesë e katalanasve, përpara se të kalonte në Arabinë Saudite.

31-vjeçari ishte edhe në orbitën e Interit, me zikaltrit që ishin shumë pranë afrimit të tij, por ndërhyrja e blaugranëve shkatërroi gjithçka.

Barcelona pagoi 4 milionë euro për huazimin e Cancelo, ndërsa ka qenë vetë ky i fundit që zgjodhi ekipin e Flick. Në Angli, Manchester City nuk heq dorë nga mbrojtësi Guehi i Crystal Palace, ku vijojnë bisedimet mes klubeve. Shtatlarti është një ndër më të mirët në ligë, një titullar i padiskutueshëm dhe kapiten tek ekipi i tij.

Synimi i Guardiolës është që lojtari të mbërrije në Ethihad në muajin janar, por pak gjasa ka që të konkretizohet. Në garë për shërbimet e 25-vjecarit është dhe Liverpool.

The post Barcelona rikthen në ekip mbrojtësin Cancelo, Man City synon Guehi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: