Bora, akulli dhe temperaturat e ulëta goditën disa pjesë të Evropës, duke shkaktuar kushte të rrezikshme trafiku. Të paktën pesë persona humbën jetë në Francë, qindra fluturime u anuluan nga aeroportet në të gjithë Evropën dhe temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar ranë në 12 gradë nën zero me trafik të ndërprerë në të gjithë vendin.
Sot, Parisi u mbulua me dëborë, një pjesë e studentëve morën një ditë pushim për shkak të pezullimit të mësimit, dhe reshjet e dendura të shiut çuan në mbylljen e gjashtë aeroporteve në veri dhe perëndim të vendit, gjë që prishi trafikun ajror.
Në Holandë, sipas AP, bora shkaktoi probleme të mëdha dhe aeroporti Schiphol në Amsterdam njoftoi se rreth 400 fluturime u anuluan, ndërsa ekipet pastruan pistat dhe shkrinë akullin e aeroplanëve. Anulime fluturimesh u regjistruan edhe një ditë më parë dhe u njoftuan reshje të reja për pjesën tjetër të javës.
Trafiku hekurudhor në Holandë ishte në kaos për shkak të ngrirjes së ndërruesve dhe një defekti të softuerit, dhe hekurudha kombëtare NS u bëri thirrje qytetarëve të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme. Në Romë, disa javë shira e ngritën përsëri nivelin e Tiberit, dhe për shkak të motit të keq, Sheshi i Shën Pjetrit u mbush pjesërisht gjatë bekimit të Epifanisë nga Papa Leo XIV.
The post Bora dhe akulli paralizojnë Evropën, të paktën 5 persona humbën jetën, anulohen qindra fluturime appeared first on Euronews Albania.
