Pak ditë pasi njoftoi shkarkimin e trajnerit Enzo Mareska, Çelsi ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për Liam Rosenior.
Ky i fundit vjen nga kampionati francez aty ku drejtonte Strasburgun që prej 2024-ës. 41-vjeçari është një njohje e vjetër e britanikëve, pasi si futbollist është aktivizuar me disa skuadra në Premier Ligë. Lajmin që do të marrë drejtimin e Çelsit e ka konfirmuar vetë trajneri në fjalë gjatë një konference për mediat në Francë.
The post Chelsea nuk humbet kohë, gjen në Francë trajnerin e ri appeared first on Euronews Albania.
