Bora dhe akulli vazhdojnë të shkaktojnë probleme në Holandë. Edhe këtë të martë shërbimet hekurudhore vijojnë të jenë të pezulluara dhe qindra fluturime janë anuluar.
Kompania holandeze hekurudhore, NS tha se asnjë tren nuk mund të qarkullojë për shkak të problemeve të shkaktuara nga dëbora dhe temperaturat nën zero.
Në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, linja ajrore KLM anuloi të paktën 300 fluturime të planifikuara për sot. Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkullim duke “paralizuar” një nga qendrat kryesore të transportit të Evropës për të pestën ditë radhazi.
The post Moti i keq në Holandë, vijon pezullimi i shërbimeve hekurudhore! Anulohen 300 fluturime appeared first on Euronews Albania.
