Franca ka deklaruar se po punon me aleatët se si të reagojnë nëse SHBA-të do të pushtojnë Groenlandën, mes tensioneve në rritje për shkak të kërcënimeve në rritje të presidentit Donald Trump.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha se kjo kjo temë do të diskutohet në një takim me ministrat e jashtëm gjermanë dhe polakë të mërkurën.
“Ne duam të ndërmarrim veprime, por duam ta bëjmë këtë së bashku me partnerët tanë evropianë”, tha ai.
Danimarka ka thënë se nëse SHBA-të pushtojnë Groenlandën do të shënonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore. Të martën udhëheqësit evropianë deklaruan se Groenlanda i përket popullit të saj.
Shtëpia e Bardhë tha se Trump dhe ekipi i tij po shqyrtonin një sërë opsionesh për të blerë Groenlandën, duke përfshirë përdorimin e ushtrisë amerikane.
Të martën në mbrëmje, parlamenti danez mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e paprecedentë. Lars Lokke Rasmussen, ministri i jashtëm danez, dhe homologia e tij nga Groenlanda, Vivian Motzfeldt nga ana tjetër po kërkojnë një takim urgjent me Marco Rubion.
The post Franca dhe aleatët diskutojnë sesi do të reagojnë në rast se SHBA pushton Groenlandën appeared first on Euronews Albania.
