Papa Leo fton kardinalët nga e gjithë bota për një takim 2 ditor

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Papa Leo XIV ka thirrur kardinalë nga e gjithë bota në Vatikan këtë të mërkurwë dhe nesër, të enjten për herë të parë gjatë mandatit të tij si papat. Të 245 kardinalët të pesë kontinenteve janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim dy-ditor që do të mbahet me dyer të mbyllura.

“Ky sinod i jashtëzakonshëm i përgjigjet një kërkese, të bërë nga kardinalët para zgjedhjes së Leo XIV në maj, për kolegjialitet më të madh në administrimin e Kishës Katolike,” thanë burime të Vatikanit.

Papa Françesku është kritikuar për administratën e tij, e cila nganjëherë është parë si shumë personale, madje edhe autoritare. Papa argjentinas ka thirrur vetëm një konklavë të jashtëzakonshme, duke preferuar të rrethohet me një Këshill Kardinalësh.

Udhëheqësi i Kishës Katolike ka fuqinë të thërrasë këshilla të rregullta publike, kryesisht për kurorëzimin e kardinalëve të rinj, dhe këshilla të jashtëzakonshme, në të cilat i gjithë trupi i kardinalëve takohet për të diskutuar çështje të rëndësishme.

The post Papa Leo fton kardinalët nga e gjithë bota për një takim 2 ditor appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: