Shtyhet fillimi i mësimit në Kosovë për shkak të përmbytjeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës ka njoftuar se fillimi i procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë shtyhet deri të hënën, më 12 janar 2026.

Vendimi është marrë për shkak të reshjeve të dendura dhe situatës së rënduar në disa zona të vendit.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se vërshimet, vështirësitë në qarkullim dhe parashikimet për reshje të vazhdueshme edhe në ditët në vijim kanë pamundësuar nisjen e mësimit sipas planifikimit fillestar.

Ministria ka vendosur që pushimi dimëror të zgjatet edhe për dy ditë, më 8 dhe 9 janar, në të gjithë vendin. Procesi mësimor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të rifillojë të hënën, më 12 janar 2026.

https://www.facebook.com/share/p/1Den7p1Mda

The post Shtyhet fillimi i mësimit në Kosovë për shkak të përmbytjeve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: