BE – Mercosur: Von der Leyen mirëpret miratimin e marrëveshjes “historike”.

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu kënaqësinë e saj me miratimin e marrëveshjes “historike” tregtare BE-Mercosur , të cilën ajo tha se “pret me padurim” ta nënshkruajë në Paraguai.

Pas 25 vitesh negociatash, marrëveshja BE-Mercosur krijon “zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë”, me më shumë se 700 milionë konsumatorë, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në deklaratën e saj.

Duke iu referuar përfitimeve, ajo vuri në dukje se rreth 60,000 biznese evropiane, kryesisht të vogla dhe të mesme, do të përfitojnë nga tarifat më të ulëta, me kursime prej “rreth 4 miliardë eurosh në vit”, ndërsa siguroi se marrëveshja përfshin “masa të forta mbrojtëse” për fermerët dhe kontrolle më të rrepta mbi importet.

The post BE – Mercosur: Von der Leyen mirëpret miratimin e marrëveshjes “historike”. appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: