Flamurtari mbetet pa drejtor, kuqezinjtë largojnë Pollozhanin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ky fillimvit ka nisur me ndryshime te Flamurtari që pas largimit të disa futbollistëve ka bërë të njëjtën gjë dhe me drejtorin sportiv Artim Pollozhani.

Ky i fundit nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve, duke u larguar kështu pas disa vitesh ku fillimisht si futbollist e më pas si trajner e drejtor.

Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson se drejtuesit e Flamurtarit janë ulur në bisedime ku janë marrë dhe vendimet për gjysmën e dytë të sezonit. Një nga çështjet më të diskutuara ishte gjendja e skuadrës, por dhe merkato e cila po zhvillohet nga vlonjatët.

Ndryshimet kanë nisur nga Pollozhani, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta marrë në dorë ekipin.

Ndër të tjera mësohet se kuqezinjtë kanë survejuar një numër të madh lojtarësh të huaj gjatë ditëve të fundit, ndërsa pritet të kryhen dhe zyrtarizime.

The post Flamurtari mbetet pa drejtor, kuqezinjtë largojnë Pollozhanin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: