Republika Sërpska shënon ditën e saj jokushtetuese, marrin pjesë ministra nga Serbia

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, e ka shënuar të premten me një paradë në rrugët e Banjallukës 9 Janarin, ditën e saj – të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese dhe diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve në vend.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Bosnjës, të bëra në vitin 2023 nga Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar në vend, Christian Schmidt, parashikohen ndëshkime për mosbindjen ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të vendit, shkruan REL.

Çdo njeri i përfshirë në organizimin e festimit jokushtetues të 9 Janarit si Dita e Republikës Sërpska mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe me masa ndalimi për të mbajtur poste publike. Megjithatë, askush nuk është ndëshkuar deri më tani.

The post Republika Sërpska shënon ditën e saj jokushtetuese, marrin pjesë ministra nga Serbia appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: