Zjarr i madh përfshiu një fabrikë dyshekësh në Gjakovë, shpëtojnë punëtorët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pasditen e djeshme në lagjen Piskotë të Gjakovës, një fabrikën e dyshekëve është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve nga policia, zjarri ishte i përmasave të mëdha me zjarrfikësit të cilët ishin në vendin e ngjarjes për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

“Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka thënë Sheremet Elezaj nga policia.

Sakaq, kompania e cila u përfshi nga flakët, në një njoftim publik ka bërë të ditur se punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.

Lidhur me zjarrin e ka reaguar dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

“Kjo është humbje për kompaninë, për Gjakovën dhe Kosovën. Edhe në këtë orë, zjarrëfikësit po luftojnë për ta mbrojtur një nga pjesët vitale të prodhimit që deri tani nuk është dëmtuar”, shkroi ditën e djeshme Gjini.

The post Zjarr i madh përfshiu një fabrikë dyshekësh në Gjakovë, shpëtojnë punëtorët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: