Adoleshenti nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, po shkëlqen në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa zërat për një transferim të mundshëm prej 100 milionë eurosh drejt gjigantëve evropianë nuk e shpërqendrojnë aspak. 19-vjeçari thotë se fokusi i tij i vetëm është mbrojtja e titullit me “Elefantët”.
I transferuar gjatë verës te Leipzig, Diomande po ndiqet nga klube si Bayern Munich, Arsenal, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por vetë lojtari shprehet se nuk ka nxitim të largohet dhe ndihet i lumtur në Gjermani.
Me gjashtë gola dhe tre asistime në 14 ndeshje të Bundesligës, sulmuesi i ri ka konfirmuar formën e shkëlqyer edhe me kombëtaren, ku ka shënuar tre gola në tetë paraqitje. Pavarësisht një dëmtimi në hundë, ai vazhdon të luajë me maskë mbrojtëse.
Tani, vëmendja e Diomande është te çerekfinalja e Kupës së Afrikës ndaj Egjiptit, përpara një gjysmëfinaleje të mundshme kundër Senegalit. “Do të jetë më e vështirë, por ne jemi gati dhe besojmë se mund t’ia dalim”, deklaroi ai.
The post Diomande i përqendruar te Kupa e Afrikës, indiferent ndaj zërave për transferim rekord appeared first on Euronews Albania.
