Ish-mesfushori i Chelseat në betejë për jetën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Lamisha Musonda, ish-mesfushor belg që ka luajtur për ekipet U-21 të Chelseat në sezonet 2012/13 dhe 2013/14, ka bërë të ditur se po përballet me një problem serioz shëndetësor, duke lënë të kuptohet se “mund t’i kenë mbetur vetëm disa ditë” për të jetuar.

Përmes disa postimeve në Instagram, Musonda shpjegoi mungesën e tij të gjatë nga rrjetet sociale, duke theksuar se vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe se shëndeti i tij është në gjendje kritike. Ish-lojtari i përfaqësueseve belge U-20 dhe U-21 kërkoi mbështetje dhe lutje, duke shtuar se ai dhe familja e tij po luftojnë dhe se nuk do të dorëzohet deri në momentin e fundit.

The post Ish-mesfushori i Chelseat në betejë për jetën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: