Rui Faria, ish-ndihmës i José Mourinhos, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale me një postim kritik mbi mënyrën se si klubet e mëdha punësojnë dhe shkarkojnë trajnerët. Mesazhi i tij është interpretuar nga tifozët si një sinjal i drejtpërdrejtë për Manchester United, madje disa e kanë përmendur hapur klubin në komente.
Në reflektimin e tij, Faria thekson se dikur filozofia e klubeve të mëdha bazohej te fitimi i trofeve, ndërsa sot trajnerët punësohen më shumë për përshtatjen me planin e biznesit të klubit. Sipas tij, trajnerëve u krijohet ideja e një projekti sportiv të pavarur, por në realitet vendimet e tyre kufizohen nga objektivat financiarë dhe interesat e departamenteve të tjera, shpesh në dëm të rezultateve në fushë.
The post Rui Faria “thumbon” klubet e mëdha, tifozët e United e lexojnë si mesazh për Old Trafford appeared first on Euronews Albania.
