Mbappe rikthehet në stërvitje pas dëmtimit, i gatshëm për finalen e Superkupës ndaj Barcelonës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të dielën, Reali i Madridit përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, ndërsa lajmi i mirë nga klubi galaktik është rikthimi i sulmuesit francez. Ai ka lënë pas dëmtimin e pësuar në fillim të dhjetorit në gjurin e majtë.

Mjekët e Los Blancos kanë bërë maksimumin që Kylian Mbappe të jetë i gatshëm për këtë sfidë, megjithëse francezi nuk ishte i mundur për gjysmëfinalen me Atletico.

Megjithatë, kjo mbetet pas, pasi Los Blancos triumfuan në atë duel 2-1, duke siguruar një biletë për finalen e madhe kundër blaugranëve. Sinjalet nga 27-vjeçari kanë qenë pozitive, teksa ai ka bërë gjithçka për të qenë në dispozicion të Xabi Alonsos për këtë përballje, që vlen më tepër se trofeu për shkak të rivalitetit historik mes klubeve.

“Është stërvitur të enjten dhe ndihet mirë. Ka të njëjtat shanse për të luajtur si gjithë të tjerët e grumbulluar”, deklaroi Xabi Alonso për francezin, duke theksuar se vendimi për të rrezikuar apo jo do të jetë i tij.

The post Mbappe rikthehet në stërvitje pas dëmtimit, i gatshëm për finalen e Superkupës ndaj Barcelonës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: