I ardhur në formë huazimi dhe si një opsion në rast dëmtimesh, Marcus Rashford ka kaluar çdo pritshmëri te Barcelona. Britaniku ka pasur një performancë të mrekullueshme dhe ka bindur drejtuesit, që janë gati të ofrojnë diçka më tepër se thjesht qëndrim i përkohshëm.
Sipas asaj që raportohet nga mediat iberike, Rashford dhe stafi i tij janë njoftuar nga presidenca e Barcelonës se dëshirojnë ta mbajnë më gjatë në ekip, pra duke blerë përfundimisht kartonin e tij te Djajtë e Kuq.
Ndër të tjera, thuhet se vlera e sulmuesit është 30 milionë euro, një pagesë e përshtatshme për moshën dhe atë që ai ofron në fushë. Tani topi është në fushën e Manchester United dhe do të jenë ata që do të vendosin nëse duan ta shesin lojtarin apo do të gjejnë vend për të në ekip për sezonin e ri futbollistik.
Marrëdhëniet mes palëve nuk kanë qenë të mira përgjithësisht, por ajo që Rashford ka bërë në Barcelonë ka ndryshuar disi opinionin e britanikëve, që edhe mund të mos e lejojnë të largohet.
The post Rashford bind Barcelonën, katalanasit gati ta blejnë përfundimisht appeared first on Euronews Albania.
