Mesfushori afrikan Karamba ka mbyllur aventurën me Dinamo City dhe ka nisur një kapitull të ri të karrierës në Turqi. Pas disa sezonesh në Superligën shqiptare, lojtari i vitlindjes 2005, që ishte shpesh titullar me blutë, tërhoqi interesin e klubeve të huaja falë paraqitjeve dhe moshës së re.
Dinamo përfiton rreth 200 mijë euro nga transferimi te Gaziantep, duke ruajtur edhe një përqindje të kartonit për një shitje të ardhshme. Kjo është shitja e tretë e rëndësishme për “nëndetsen blu” pas largimeve të Itodo Mandelës dhe Baton Zabërgjës, duke konfirmuar rolin e klubit si trampolinë për talentet e reja dhe burim të ardhurash nga merkatoja.
The post Karamba largohet nga Dinamo, mesfushori transferohet në Turqi appeared first on Euronews Albania.
