Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të diskutohet për propozimin e Bekim Sejdiut për president.
LVV dhe LDK ranë dakord dje për emrin e Sejdiut për president konsensual.
Para nisjes së kryesisë disa prej anëtarëve të kryesisë thanë se grupi parlamentar i LDK-së do të jetë unik, përkundër që dje deputeti Avdullah Hoti tha se nuk e mbështet emrin e Sejdiut për president.
Pas mbledhjes së Kryesisë në selinë e LDK-së do të mblidhet Grupi Parlamentar i kësaj partie.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar më 31 gusht për emrin e Bekim Sejdiut për president konsensual.
Sot LDK-ja pritet të diskutojë emrin e tij në strukturat e brendshme partiake, ndërkaq dje disa figura, përfshirë Avdullah Hotin, kanë dalë kundër emrit të Bekim Sejdiut për president. Sipas LVV-së, për shkak të mosdakordimit për president, deri tani nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
The post Propozimi i Bekim Sejdiut për president, mblidhet Kryesia e LDK appeared first on Euronews Albania.
