Diego Pablo Simeone ka pranuar gabimin e tij dhe ka kërkuar ndjesë publike për episodin e ndodhur me Vinicius Junior në derbin mes Atletico Madridit dhe Real Madridit. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së radhës, trajneri argjentinas e nisi fjalën duke sqaruar qëndrimin e tij.
“Do të doja t’i kërkoja ndjesë Florentino Perezit dhe Vinicius për episodin që u pa. Nuk ishte mirë nga ana ime të vendosesha në ato pozita dhe pranoj që nuk u solla siç duhet. Ekipi që fiton meriton të kualifikohet dhe Reali e meritoi. Kërkoj ndjesë, por nuk fal. Nuk kam çfarë të shtoj më,” u shpreh Simeone.
Më pas, tekniku i “colchoneros”-ve e zhvendosi vëmendjen te ndeshja e ardhshme kundër Deportivos, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.
“Është një ekip i guximshëm, me forcë të madhe në kundërsulm dhe që rivalizon përtej rezultateve. Eliminuan Mallorcën, një skuadër që e dimë se nuk dhuron asgjë. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, në një fushë të mirë,” përfundoi Simeone.
The post Simeone kërkon ndjesë për episodin me Vinicius, fokus te sfida me Deportivon appeared first on Euronews Albania.
