Chiara Ferragni është shpallur e pafajshme në përfundim të gjykimit të shkurtuar, që kishte në qendër rastet e njohura të Pandoro Pink Christmas dhe vezëve të Pashkëve.
Vendimi u mor nga gjyqtari i seksionit të tretë penal të Milanos, Ilio Mannucci Pacini.
Influencerja ishte nën akuzë për mashtrim të rëndë, lidhur me mesazhe të dyshuara si mashtruese të publikuara në rrjetet sociale.
Sipas akuzës, ajo kishte promovuar shitjen e këtyre produkteve duke lënë të kuptohej se një pjesë e të ardhurave do të shkonte për financimin e projekteve bamirëse.
The post Bëri bujë si skandali i famshëm “Pandoro Pink”, shpallet e pafajshme Chiara Ferragni appeared first on Euronews Albania.
