Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën në një fabrikë në Wolverhampton në Britani të Madhe. Videot e publikuara nga vendi i ngjarjes paraqesin re të zeza tymi që dalin nga ndërtesa. Dyshohet se zjarri ka filluar në një punishte riparimi makinash dhe më pas është përhapur në ndërtesat aty pranë.
Mësohet se më shumë se 100 zjarrfikës me 21 automjete janë duke punuar dhe kanë paralajmëruar banorët dhe punëtorët në zonë të mbyllin dritaret dhe dyert për shkak të tymrave toksikë. Shpërthime u dëgjuan nga fabrika, ndërsa hiri nga tymi ra mbi makina dhe shtëpi.
“Presim ndërprerje të konsiderueshme të punës në këtë zonë dhe përreth saj për pjesën tjetër të ditës, mbrëmjes dhe natës, ndërsa punojmë në vendngjarje, prandaj ju lutemi planifikoni dhe përshtatni udhëtimin tuaj në përputhje me rrethanat”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës.
Policia e ka mbyllur zonën për këmbësorët dhe automjetet. Shkolla Fillore St Luke’s aty pranë i ka dërguar të gjithë nxënësit në shtëpi për arsye sigurie.
The post VIDEO/ Zjarr në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje appeared first on Euronews Albania.
