Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari po rritet pasi grupi parlamentar reformist PP-DB hodhi poshtë një kërkesë të presidentit bullgar Rumen Radev për të provuar të formojë një qeveri të re.
Qeveria e koalicionit e mbështetur nga GERB-SDS e kryeministrit Rosen Zheljazkov dha dorëheqjen muajin e kaluar pas protestave kundër korrupsionit dhe një buxheti të ri, raportoi Reuters.
GERB-SDS tashmë e ka refuzuar kërkesën e presidentit për të marrë përsipër mandatin për të formuar qeverinë.
Tani pritet që Radev t’i ofrojë një shans një partie tjetër, dhe nëse edhe ajo refuzon, ai do të duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme – të tetat për Bullgarinë në katër vitet e fundit.
Bullgaria iu bashkua Eurozonës më 1 janar, por asaj i duhet stabilitet politik për të përshpejtuar përdorimin e fondeve të BE-së dhe për të tërhequr investime të huaja, thekson Reuters.
The post Dështon formimi i qeverisë, Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme appeared first on Euronews Albania.
