Manchester City ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së EFL Cup, duke fituar gjysmëfinalen e parë ndaj Newcastle me rezultatin 2-0. Ndeshja e kthimit do të luhet në muajin shkurt. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër, derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal.
Cityzens siguruan fitoren në një përballje të fortë, ku pjesa e parë u mbyll pa gola. Vendimtar u fraksioni i dytë i lojës, ku ekipi i Pep Guardiolës arriti të konkretizojë epërsinë me dy gola, duke marrë një avantazh të rëndësishëm për sfidën e kthimit.
Antoine Semenyo vijon nisjen pozitive me Manchester City, duke realizuar një tjetër gol. Sulmuesi gjeti sërish rrugën e rrjetës, ndërsa një gol i dytë i tij u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Në minutat e fundit, Cherki vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 në favor të “qytetarëve”.
Vëmendja tashmë zhvendoset te gjysmëfinalja tjetër e EFL Cup, ku Chelsea pret Arsenalin në Stamford Bridge. Derbi i Londrës pritet të dhurojë rivalitet, intensitet dhe spektakël, ashtu siç kanë prodhuar tradicionalisht përballjet mes dy skuadrave.
Arsenali hyn në këtë duel si favorit, por Chelsea në shtëpi ka treguar se di të prishë parashikimet, ndaj gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e parë gjysmëfinale.
The post Man City fiton duelin e parë ndaj Newcastle në EFL Cup, në mbrëmje derbi i Londrës appeared first on Euronews Albania.
