Një vit e gjysmë pas largimit të tij për në Liverpool, Federico Chiesa mund të rikthehet në Torino. Interesi është i ndërsjellë: Juventusi dëshiron sulmuesin krahu si alternativë ndaj Conceiçao dhe Yildiz, ndërsa Spalletti e sheh atë të aftë të luajë edhe si sulmues endacak.
Chiesa ka grumbulluar 529 minuta dhe dy gola këtë sezon për Reds, dhe raportohet se është i gatshëm të ulë pagën nga 6 milionë euro për të lehtësuar transferimin. Liverpool duhet ende të vendosë nëse pranon, ndërsa drejtuesit bardhezinj po shqyrtojnë edhe opsionet e tjera, përfshirë Daniel Maldini dhe Gudmundsson.
The post Federico Chiesa mund të rikthehet te Juventusi appeared first on Euronews Albania.
