Kurti takim me ambasadorin Walker: I angazhuar në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker i shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin historik të ambasadorit Walker në ekspozimin e krimeve të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Ai foli edhe lidhur me angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.

Walker falënderoi kryeministrin për pritjen dhe bisedën, duke e uruar gjithashtu për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

The post Kurti takim me ambasadorin Walker: I angazhuar në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: