Arsenal ka hedhur një hap fals në kampionatin anglez, duke u ndalur në një barazim pa gola përballë Nottingham të dielën. Po ashtu Aston Villan dhe Liverpoolin nuk arritën të marrin 3 pikët ndërsa Mançester Junajtid shënoi një fitore të rëndësishme në derbin e qytetit përballë Man City, duke rikthyer emocionet në Premier League.
Ndeshja e derbit në “Teatrin e ëndrrave” ishte spektakolare me dy gola të anuluar për Man United në pjesën e parë për pozicion jashtë loje, por në fraksionin e dytë Mbëmo dhe Dorgu realizuan për të vulosur triumfin 2-0.
Fitore 2-0 regjistroi edhe Chelsea ndaj Brentford, me gola nga Pedro dhe Palmer. Liverpool dhe Burnley barazuan 1-1, pavarësisht se Ëirtz shënoi i pari për skuadrën e Arne Slot, ndërsa miqtë barazuan me Edëards. Sulmuesi shqiptar Broja luajti 74 minuta për Liverpoolin.
Në ndeshjet e tjera West Ham mposhti Tottenham, Leeds fitoi minimalisht ndaj Fulham ndërsa Sunderland mori 3 pikë ndaj Crystal Palace.
The post Arsenal ndalet nga Nottingham, Man United fiton derbin e qytetit appeared first on Euronews Albania.
