​Ramush Haradinaj kërkon rinumërim e plotë të votave në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rinumërimit të pjesshëm të votave të kandidatëve, duke theksuar se ky proces ka nxjerrë në pah një skemë manipulimi me përmasa shqetësuese ndaj votës së qytetarit.

Haradinaj ka bërë thirrje që vota të rinumërohet një për një, duke theksuar se pa një rinumërim të plotë, integriteti i zgjedhjeve të 28 Dhjetorit nuk mund të sigurohet.

Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e veprimeve nga Prokuroria dhe ka apeluar te të gjithë mekanizmat relevantë që me vendimet dhe veprimet e tyre të mbrojnë votën e qytetarit dhe të rikthejnë integritetin e procesit zgjedhor. Haradinaj paralajmëron se çdo drejtim tjetër mund të ketë pasoja të pariparueshme për demokracinë.

The post ​Ramush Haradinaj kërkon rinumërim e plotë të votave në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: